Lëndohet Aro Muric – por shikoni super pritjet fantastike të tij sot

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ishte njëri nga lojtarët vendimtarë në fitoren e Adana Demirspor në udhëtim te Rizespor, ku triumfuan me rezultat 3-1.

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, ishte protagonisti i takimit, ku i shënoi dy gola, ndërsa menjëherë pas tij për nga rëndësia dhe vlerësimi ishte gardiani shqiptar.

Ai bëri disa pritje intervenime bravuroze për ta mbajtur të paprekur portën e tij derisa ishte në fushë.

Mirëpo, në minutën e 79-të, ai u detyrua ta lëshonte takimin për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë përplasjes menjë lojtar kundërshtar.

Në vijim janë pamjet nga momenti i lëndimit të portierit të Kosovës, Arijanet Muriq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *