E premtja do të jetë një ditë vendimtare për fatin e këtij sezoni të Premier League.
20 klubet e elitës së futbollit anglez do të votojnë nëse ky kampionat duhet të vazhdojë ose jo.
Nga sa mësohet deri tani 6 klubet që pozicionohen në 6 vendet e fundit nuk e duan rinisjen e kampionatit kjo për një arsye shumë të thjeshtë pasi rrezikojnë rënien në Championship, ndërkohë që 14 klubet e tjera janë pro rifillimit.
Që federata të aprovojë rifillimin e kampionatit në pritje të një përgjigjeje nga qeveria nevojiten 14 vota pro.
Gjithsesi shumica e klubeve të Premier Leagues në rast të rinisjes së sezonit kërkojnë që ndeshjet të luhen në fushë asnjanëse.
Klubet që janë shprehur kundër rifillimit të Premier Ligës.