Kjo është deklarata e Muriqit pas debutimit me gol në La Liga

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi e ka nisur mbarë aventurën e tij në La Liga tek skuadra Mallorcas.

Sulmuesi ka arritur të shënojë golin e fitores për Mallorcan ndaj Cadizit, ku me përmbysje triumfuan me rezultat 2-1.

Muriqi shënojë nga pika e bardhë në min e 66-të kështu duke i’a siguruar fitoren ekipit tij. Pas ndeshjes, sulmuesi ka reaguar në faqen e tij në “Twitter”, duke u shprehur i lumtur për fitoren dhe kontributin që kishte për ekipin e tij.

“Jam shumë i lumtur sepse sot fituam në shtëpi dhe kontribuova për ekipin tim. Ne do të vazhdojmë të punojmë për më të mirën”, tha sulmuesi kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *