Shpërthen Inzaghi pas derbit: Faull ndaj Sanchez te goli i barazimit, të dhemb të humbësh kështu

Nuk ka derbi pa polemika dhe ai i Milanos është mbyllur me polemikat e humbësve të Interit.

Zikaltërit kanë protestuar pas sfidës për atë që sipas tyre është një moment kur duhej të ndërhynte VAR-i.

Në momentin e golit të barazimit të Zhiru, ata pretendojnë se ka një faull ndaj Sanchez në mesfushë gjatë aksionit.

Këtë qëndrim e ka përforcuar edhe trajneri Simone Inzaghi pas sfidës, duke qenë i qartë në mendimin e tij se ekipi nuk e meritonte këtë rezultat.

“Ky është futbolli. Një ndeshje e dominuar në të gjithë aspektet, për fat të keq nuk ia dolëm të shënonim golin e dytë. Rezultati 1-1 na nervozoi, te goli I dytë ishte një aksion individual. Të dhemb të humbësh një derbi kështu por duhet të jemi të kthjellët pasi për 70 minuta kam parë një derbi me një kah të vetëm. Pastaj kemi pësuar atë gol të çuditshëm, djemtë u nervozuan pasi me shumë mundësi kishte një faull ndaj Sanchez.

Nuk është një problem, ishte një përplasje, as nuk dua ta rishikoj. Djemtë humbën pak edhe në atë episod. E dimë që ka të tillë. Gjyqtari kishte këtë metër gjykimi, për fat të keq, në atë aksion, ku mendoj se Sanchez nuk rrëzohet vetë, kemi pësuar gol”, ishin akuzat e trajnerit të Interit pas sfidës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *