Trajneri më i mirë në botë i xhudos për vitin 2021, Driton Kuka ka reaguar pas humbjes së Distria Krasniqit në finale të “Grans Slam Paris”.
Ai shkroi se Parisi tash e dhjetë vite flet shqip kjo falë kampioneve të xhudos.
Reagimi i Driton Kukës, pa ndërhyrje:
“Kosova prapë me medalje!
Gara më e bukur e sportit të xhudos që organizohet gjatë vitit!
Më në fund palestra e mbushur plot me spektatorë afêr 12.000!
Distria e argjendtë me shkëlqim të artë!
Një përshendetje nga tri të Artat tona!
Parisi tash më se 10 vjet flet shqip fal kampionëve tonë!
Kosova mbi të gjitha ….
#Paris202#Paris2024
Distria Krasniqi është mposhtur në finale të Grand Slamit të Parisit nga xhudistja franceze, Amandine Buchard. Kështu, kampionia olimpike do ta marrë me medaljen e argjendtë nga ky Grand Slam.