Me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet “Derby della Madonnina”, ku në stadiumin “Giuseppe Meazza”, kampioni italian Inter pret në shtëpi rivalin e përbetuar Milanin.
Në xhiron e fundit në kuadër të Serie A, Interi shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Venezias, kurse Milani barazoi pa gola me Juventusin.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë katër pikë në tabelë, ku Interi zë vendin e parë me gjithsej 53 sosh, në krahasim me Milanin që renditet në vendin e tretë me gjithsej 49 pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për kampionin italian nuk do të paraqitet Correa, kurse te Milani mungojnë Ballo-Toure, Ibrahimovic dhe Kjaer.
Tanimë, të dy skuadrat kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro
Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Hernandez; Bennacer, Tonali; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud
18:00 Inter – Milan (Stadiumi Giuseppe Meazza)