Ky është kali që kushton më shumë se Messi e Ronaldo së bashku

Galileo, një racë e pastër që lindi në vitin 1998, është në pronësi të Coolmore Stud dhe fitoi gjashtë nga tetë garat në të cilat mori pjesë midis tetorit të vitit 2000 dhe tetorit 2001, vlerësohet në rreth 200 milionë euro – madje edhe më shumë se Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Transfermarkt, faqja që pasqyron vlerat e futbollistëve nëpër botë, ka vlerësuar yllin portugez 35 milionë dhe argjentinasi, që kap vlerën e 60 milionë eurosh.

Edhe fituesi i Kupës së Botës, Kylian Mbappe, i cili me një vlerë tregu prej 160 milionë eurove sipas faqes që merret me vlerësimin e lojtarëve, nuk mund t’i afrohet

Që nga 2001, viti i daljes në pension, ai u bë më i kërkuari nga mbarështuesit e kuajve dhe u konsiderua si hamshori më i mirë në botë midis viteve 2008 dhe 2019, përveç vitit 2009, kur ishte i dyti në renditje.

Edhe pse jo zyrtar, çmimi për të çiftuar një pelë me Galileon mund të vendoset në vlerën 673,000 euro, sipas The Sun.

Galileo ishte i mirë si vrapues, por i ka bërë pronarët e tij miliona e miliona si hamshor
Që nga korriku 2019, kishte më shumë se 300 pasardhës të Galileos që tashmë kanë arritur të shënojnë një garë kuajsh.

Gjithsej 89 kanë fituar eventet përkatëse dhe këtë vit ai arriti të ketë pesë kampionë të Epsom Derby mes pasardhësve të tij: Neë Approach, Ruler of The Ëorld, Australia, Anthony Van Dyck dhe Serpentine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *