Zymer Bytyqi k a shkëlqyer në Turqi.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës realizoi golin e vetëm dhe të tri pikëve vetëm pas tre minutave në fushë kundër Giresunspor.
Pas ndeshjes, i lumtur me golin e bukur dhe fitoren e skuadrës së tij, ai reagoi me një postim në Instagram, që mori lëvdata për finalizimin fantastik.
Në postimin e Bytyqit reagoi edhe sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi.
Ai shkroi: “Baca Zymer në zjarr”.
Ndeshje pas ndeshje Bytyqi po tregon cilësitë e tij dhe se meriton më shumë minuta dhe që të luajë edhe në një klub më të madh.