Trajneri i Milanit, Stefano Pioli konfirmon se Zlatan Ibrahimovic dhe Ante Rebic do të mungojnë në derbin e nesërm, ndërsa Fikaio Tomori do të jetë në dispozicion.
“Duhet të kemi parasysh edhe karakteristikat e kundërshtarëve, është e rëndësishme. Nuk do të shtrembërojmë kurrë mënyrën tonë të lojës dhe e nesërmja nuk bën përjashtim”, tha Pioli në një konferencë për shtyp.
“Ne po luftojmë në nivele të larta, qoftë për titullin apo Ligën e Kampionëve, ne jemi sërish konkurrues. Kemi bërë një lojë të shkëlqyer kundër Juventusit, por na ka munguar cilësia në fund. Kjo është ajo që na duhet nesër. Ndeshja e nesërme është vendimtare dhe ne duam ta fitojmë” ,vazhdoi ai.
“As Zlatan [Ibrahimovic] dhe as Ante [Rebic] nuk do të jenë në dispozicion, Tomori bëri një punë të madhe dhe unë mendoj se ai do të jetë i disponueshëm, edhe pse mund të mos startojë”, përfundoi trajneri i Milan.