Çfarë po ndodh me Aleksandër Ceferin dhe vizitën e tij me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

Aleksandër Ceferin ka kaluar çdo pritshmëri në takimin e tij me Kryeministrin e vendit Edi Rama.

Nga një takim të parashikuar rreth 30 min, numri 1 i futbollit në Evropë ka qëndruar për mëse 1 orë e 10 minuta kokë më kokë me Kryeministrin.

Ende nuk bëhen me dije detajet e takimit se çfarë është folur konkretisht, por tema e diskutimit ka qenë ndërhyrja e qeverisë dhe e kryetarit të bashkisë Erjon Valiaj në proçesin zgjedhorë të FSHF-së.

Më pas për rreth 40 minuta presidenti Ceferin ka qëndruar sërish me presidentin e FSHF-së Armand Duka dhe së bashku vizituan “Shtëpinë e Futbollit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *