Kampioni anglez është i gatshëm ta paguajë sulmuesin norvegjez 25 milionë euro në vit. Atë e duan edhe gjigantët tjerë të futbollit evropian
Manchester City është mjaft i interesuar për Erling Haalandin.
“Citizens” në fakt janë duke e përgatitur një ofertë të majme për sulmuesin norvegjez.
Për këtë siguron mediumi “Todofichajes”.
Kampioni anglez është i gatshëm t’ia paguajë futbollistit të Borussia Dortmundit një rrogë prej 25 milionë eurosh në vit.
City madje thuhet se këtë ide ia ka propozuar edhe menaxherit të lojtarit, Mino Raiola.
Këtë shumë për momentin e merr edhe Kevin de Bruyne, që është më i paguari në “Etihad Stadium”.
Ndërsa, sa i përket Premierligës, vetëm Cristiano Ronaldo paguhet më shumë.
Haalandin ndërkohë e duan edhe klubet si Barcelona, Real Madridi e Paris Saint-Germaini.