Manchester United ka konfirmuar se tifozët do të mund të shkëmbejnë fanellat e tyre të Mason Greenwood pa pagesë.
Greenwood u arrestua nën dyshimin për përdhunim dhe sulm të dielën, përpara se të arrestohej më tej të martën me dyshimin për sulm seksual dhe kërcënime për vrasje.
Që atëherë, 20-vjeçari është liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme nga policia.
United ka thënë se tifozët mund të shkëmbejnë fanellën e tyre me një të re me një emër dhe lojtar tjetër në shpinë.
Kjo nuk është masa e parë e ‘Djajve të Kuq’ ndaj Mason Greenwood. Anglezi është “dënuar” nga klubi me mos pjesëmarrje në stërvitje dhe pjesën tjetër të skuadrës dhe natyrisht nuk do mund të luajë ndeshje deri në vendimin e rradhës të United siç ka komunikuar klubi.