Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.
Ndër të tjera, u diskutua edhe puna e përzgjedhësit të Kosovës, pozitë kjo që tash e një kohë është bosh.
FFK përmes komunikatës tha se shumë shpejt do të vendoset edhe për trajnerin e ri.
“KE diskutoi edhe zgjedhjen e përzgjedhësit të Kombëtares “A” dhe konstatoi se presidenti i FFK-së dhe Komisioni janë në bisedimet me disa trajnerë dhe çështja e përzgjedhjes do të dihet shumë shpejt dhe në kohë të duhur”, thuhej ndër tjera në njoftim.