22-vjeçari që ka shënuar tetë gola për klubin spanjoll këtë edicion, ishte kërkesë e Arsenalit me trajnerin Mikel Arteta që kërkonte sulmues të ri.
Sidoqoftë, Sociedad nuk pranoi shitjen, duke kërkuar që t’i paguhet klauzola e lirimit me vlerë 90 milionë euro.
Isak mbetet në ‘radarin’ e Arsenalit që janë duke u përgatitur për ta transferuar në verë.
I pyetur për kalimin te Arsenal, Isak nuk pranoi të flet, mirëpo nuk e mohoi se në të ardhmen mund të bëhet lojtar i “Topçinjve”.
“Nuk flas për klube tjera. Jam lojtar i Realit, punoi këtu dhe është klubi im. Puna im është në fushë dhe siç kam thënë më herët, ka njerëz që punojnë aty jashtë”.
“Nuk mund të jesh i sigurt. Asnjëherë nuk e dini çfarë mund të ndodh në futboll, por në fund jam këtu, i lumtur”.
I pyetur pse ishte në Londër në ditën e fundit të afatit dimëror, Isak tha se thjeshtë për të kaluar kohën e lirë.
“Ishte për të kaluar kohën e lirë, është jeta jonë private dhe nuk ka shumë për të thënë. Lojtarët kanë pushuar në vikend, është koha jonë e lirë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Isak pëlqehet edhe nga klubet si Milan dhe Barcelona.