Skuadrat angleze nuk kanë më të drejtë të transferojnë lojtarë, pasi afati dimëror zyrtarisht është mbyllur.
Newcastle United që ka drejtuesit me të shtrenjtë në Angli, mori avantazhin më të madh duke bërë më së shumti shpenzime.
Ata harxhuan plotë 90 milionë funte, në transferime si Kieran Trippier, Bruno Guimaraes dhe Chris Wood.
Everton që ka pasur një sezon të dobët, është përforcuar me dy mesfushorë si Dele Alli dhe Donny van de Beek.
Ndërkohë, Liverpool bëri vetëm një transferim, atë të Luis Diaz për plotë 50 milionë euro.
Sidoqoftë, në parashikimin e superkompjuterit, këto transferime nuk do ndryshojnë asgjë, pasi Manchester City do jetë kampion, ndjekur nga Liverpool.
Chelsea do zërë pozitën e tretë, me Tottenham që është skuadra e katërt që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Man United do luajë në Ligën e Evropës, derisa në pozitat gjashtë dhe shtatë renditen klubet si Arsenal dhe Leicester, gjithmonë sipas parashikimit të superkompjuterit.
Ndërkohë, Newcastle United do shpëtoi nga rënia, me Burnley, Norwich City dhe Watford që do bien në Championship.