Tifozët e Chelsea-t janë dashuruar menjëherë me Billy Gilmour. 18-vjeçari skocez ka bindur Frank Lampard që i ka dhënë besim te Blutë dhe ai ia ka shpërblyer me paraqitje shumë të mira.
Megjithatë ka një “njollë” në jetën e tij të përdirshme që nuk do të pëlqehet shumë nga tifozët e klubit londinez. Në fakt, kur është pyetur në raste se mbante një fanellë të një ekipi tjetër, Gilmour ka thënë për kanalet zyrtare të klubit:
“Zakonisht mbaj me vete fanellën e Liverpool-it të Andry Robertson, atë që kemi shkëmbyer paas ndeshjes që kemi luajtur në FA Cup. E vesh herë pas here kur dal të luaj futboll”.
Një zgjedhje që nuk do të pëlqehet aspak nga mbështetësit e klubit londinez.