Klubi nga La Liga spanjolle, Mallorca ka prezantuar sulmuesin prizrenas, Vedat Muriqin, i cili kalon si huazim nga Lazio.
Para aventurës së me spanjollët, Muriqi ka gjetur hapësirën që t’i falënderojë tifozët e Lazios për mbështetjen.
“Do të doja t’i falënderoja tifozët e vërtetë të Lazio për besimin, mbështetjen dhe respektin që kanë treguar për mua. Për fat të keq, unë nuk arrita t’ua tregoj Vedatin e vërtetë aq mirë sa duhet në fushë. Faleminderit shumë që e bëtë Romën shtëpinë time dhe të familjes sime, dhe që reflektuat dashurinë tuaj ndaj neve. Zemra ime dhe mbështetja ime janë me ju për pjesën e mbetur të sezonit. Me dashuri, Vedat Muriqi”, ishte mesazhi i Muriqit për tifozët.
Muriqi vjen nga Lazio e Seria A, ndërsa më parë ka luajtur disa sezone në Turqi, ku ka shënuar 76 gola në 210 ndeshje.
Në vitin e tij të fundit në futbollin turk, pak para se të transferohej në Itali, ai shënoi 17 gola në 36 ndeshje për Fenerbahcen.