Lionel Messi pritet të luajë titullar për herë të parë për Paris Saint-Germainin këtë vit, në përballjen kundër Nice në Kupën e Francës sot në mbrëmje.
Messi mungoi në tri ndeshjet e PSG-së këtë fillimvit për shkak se ishte i sëmurë me virusin Covid-19.
Megjithatë ai u rikthye javën e kaluar dhe luajti disa minuta si zëvendësues në fitoren e skuadrës së Mauricio Pochettinos Reims.
Ai është pjesë e skuadrës së thirrur nga Pochettino për ndeshjen e sotme kundër Nice në rrethin e 16 më të mirëve në Kupën e Francës, që zhvillohet në orën 21:15.
Trajneri spanjoll tha të dielën se Messi e ka rimarrë veten plotësisht nga koronavirusi dhe synon të luajë me të nga fillimi kundër Nice.
“Ai luajti 30 minuta javën e kaluar dhe mendoj se është i gatshëm të luajë titullar kundër Nice të hënën”, tha Pochettino të dielën në konferencë për media.
Megjithëse në Ligën e Kampionëve i shënoi pesë gola në po aq ndeshje për gjigantin francez, Messi ha pasur në telashe të mëdha në Ligue 1 këtë sezon, ku e ka shënuar vetëm një gol në 12 paraqitje.