Senegali arrin në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës

Senegali e ka mposhtur 3:1 Ekuatorial Guinejan për ta arritur gjysmëfinalen në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Famara Diedhiou e kaloi Senegalin në epërsi me një gol në pjesën e parë, pasi u shërbye nga Sadio Mane i Liverpoolit.

Ekuatorial Guineja e barazoi rezultatin përmes Jannick Buyla.

Por zëvendësuesi Cheikhou Kouyate e ktheu epërsinë e Senegalit, para se Ismaila Sarr ta vuloste fitoren me golin e tretë në fund të ndeshjes.

Senegali, i cili s’e ka fituar kurrë këtë turne, do të përballet me Burkina Fason të mërkurën.

Në gjysmëfinalen tjetër të enjten takohen Egjipti dhe Kameruni.

Finalja do të zhvillohet të dielën më 6 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *