Tottenhami i Antonio Contes bën një goditje të dyfishtë në këto ditë të fundit të merkatos së janarit.
Klubi londinez ka siguruar shërbimet e dy futbollistë të Juvenusit: Dejan Kulusevskit dhe Rodrigo Bentacour. Në operacion që mund t’i mbushë arkat e “Zonjës së Vjetër” me plot 65 milionë euro.
Tottenham agree deals to sign Juventus duo Dejan Kulusevski and Rodrigo Bentancur | Football News | Sky Sports
Për futbollistin suedez, “Spurs”-at do të shpenzojnë 5 milionë euro për huazimin deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes për 35 milionë, klauzolë që mund të kthehet në detyrim blerjeje nëse plotësohem disa kushte, plus bonuset.
Për uruguaianin bëhet fjalë për një ofertë prej 25 milionë eurosh mes pjesës fikse dhe bonuseve.
Kulusevski tashmë e ka marrë fluturimin për në Londër, ku pasi të kalojë vizitat mjekësore do të hedhë firmën mbi kontratë.
Drejt mbylljes edhe marrëveshja për Bentacour, por 30% të shumës që do të përfitojë nga shitja e tij Juventusi duhet t’ia kalojë Boca Juniors. Uruguaiani pritet të përfitojë 3.5 milionë ecuri në sezon deri në vitin 2026.