Robin Gosens shihet si një prej transferimeve më interesante të janarit.
Lojtari i krahut të majtë, Gosens është huazuar nga Atalanta tek Inter, por me një klauzolë jashtëzakonisht të çuditshme.
Sipas Florian Pletteburg të ‘Sky Germany’, një klauzolë aspak e zakonshme përfshihet në marrëveshje.
Mësohet se marrëveshja e huazimit do të jetë për 18 muaj dhe jo për gjashtë, siç thuhej më herët.
Inter do të kenë obligimin për blerje prej 25 milionë euro plus bonuse, por aktivizohet vetëm pasi Inter të shënojë golin e parë zyrtar në sezonin 2022/23.
Në momentin kur lëvizja bëhet permanente, kontrata e Gosens me Inter do të jetë e vlefshme deri në vitin 2026.