Lojtarët e Real Madridit refuzojnë të dalin në merkato

Drejtuesit e Real Madridit do të kishin dashur të zgjidhnin të ardhmen e disa lojtarëve në merkaton e dimrit, por përgjigja që morën nga të gjithë ishte negative.

Sipas Marca , Merengues synonin të negocionin kalimet e lojtarëve në fund të kontratës së tyre, përkatësisht Gareth Bale, Marcelo dhe Isco, por asnjëri prej tyre nuk tregoi ende interes për t’u larguar.

Vallejo dhe Mariano janë gjithashtu lojtarë me pak minuta dhe që mund të transferohen, por gjithashtu nuk u arrit një marrëveshje.

Dhe pastaj është Eden Hazard, një rast jashtëzakonisht i ndërlikuar. Një lojtar shumë i shtrenjtë, i cili ka pësuar dëmtime të njëpasnjëshme.

Në fund të sezonit, gjashtë lojtarët në fjalë pritet të largohen nga klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *