Dusan Vlahovic është zyrtarizuar të Juventusi ditën e sotme, për më tepër se 80 milionë euro. Serbi ka nënshkruar për 4.5 vite.
Futbollisti i spikatur kishte dalë pozitiv me Covid-19 dhe mendohet se ka thyer izolimin në kundërshtim me rregullat e vendosura nga autoritetet shëndetësore.
Drejtori i departamentit të higjienës publike të ASL Toscana Centro, Giorgio Garofalo, ka deklaruar: “Çështja po krijon një imazh të rëndë në media, por ne si ASL jemi shume te qetë.
Rregullat janë të qarta: I vaksinuari me tre doza midis pozitivitetit dhe negativitetit duhet te presë 7 ditë. Nëse braktis izolimin është shkelje e rregullave dhe ai mund të mbajë edhe përgjegjësi penale.
Veprimet tona janë të detyruara dhe si ASL jemi të qetë pasi kemi bërë gjithçka që është e nevojshme që nga dje”. Vlahovic nuk kishte marrë asnjë autorizim për të lejuar udhëtimin nga Firence në Torino.