Kosova është gati për Grand Prix, që do të mbahet në Almada të Portugalisë.
Federata e Judos e Kosovës ka bërë të ditur se në Grand Prix, në Almada të Portugalisë, Kosova do të merr pjesë me 4 garuese. Njëherit, kjo do të jetë gara e parë për xhudistët për vitin 2022.
Në Grand Prix, në Almada të Portugalisë, do të marrin pjesë 41 shtete, 301 garues, 179 meshkuj, 122 femra.
Xhudistët që do të kërkojnë medalje janë; Distria Krasniqi (-52kg), Erza Muminoviqi (-52kg), Flaka Loxha (-57kg) dhe Laura Fazliu (-63kg).
Krasniqi, Muminoviqi dhe Loxha ndeshen sot (e premte), kurse Fazliu të shtunën.
Distria Krasniqi dhe Erza Muminoviq kanë kaluar pa luftë raundin e parë. Në të dytin, kampionia olimpike, Krasniqi do ta presë fituesen nga dueli Yasmin Javadian-Leonie Gonzalez.
Kurse, Erza është njoftuar me kundërshtaren që do ta ketë në raundin e parë. Ajo do të përballet me portugezen Joana Diogo. Të dyja xhudistet kosovare garojnë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në anën tjetër, Flaka Loxha në raundin e parë do të ketë punë me italianen Miriam Boi.