Sergio Ramos ishte gjithçka për Real Madridin.
Kështu mendon mesfushori, Toni Kroos. Ai ka dhënë një intervistë për TVE para sfidën në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint Germain.
“Ai nuk ka qenë një shok më shumë, ka qenë kapiten. Do të jetë pak e çuditshme përballja me të”, u shpreh Kroos.
Për shkak të mos marrëveshjeve me Realin për rinovimin e kontratës, Ramos u largua me parametra zero gjatë verës, për t’u transferuar në PSG.
Reali dhe PSG do të përballen dy herë në Champions, me 15 shkurt dhe sfida e kthimit me 9 mars.