E thotë Lokaj: Nën drejtimin e Ademit futbolli i Kosovës ka shënuar përparime të mëdha

Komentatori i njohur sportiv, Andin Lokaj, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook e ka lavdëruar punën e të parit të futbollit kosovar, Agim Ademi.

Ai ka thënë se nën drejtimin e Ademit, futbolli i Kosovës ka shënuar përparime të mëdha.

Postimi i plotë i Lokajt:

Ecim përpara, pa humbur kohë

Prej se timonin e Federatës së futbollit e mori Presidenti Agim Ademi, futbolli kosovar ka shënuar përparime të dukshme. Dhe kjo është evidente, e dinë të gjithë edhe ata që nuk e pranojnë.

Andaj duhet ta qesim të keqen dhe negativen që kemi brenda vetvetës dhe të gjjthë të ndihmojmë që futbolli jonë të arrijë një nivel edhe më të lartë.

Disa nga shumë gjëra të mëdha të cilat Presidenti Agim Ademi i ka regjistruar deri më tani:

1- Me qindra terrene të futbollit në kuadër të zhvillimit të futbollit nga A deri në ZH.

2- Instalimi i Licencës A në Kosovë.

3- Ndihma e pandalshme financiare për klubet, madje edhe në kohë Pandemie.

4- Transmetimi televiziv modern i ndeshjeve të Superligës. Dhe jo vetëm.

Edhe ndeshjet e Ligës së parë direkt në ekranet televizive. Që nuk ishin parë kurrë më herët në Kosovë.

5- Qendra Nacionale në Hajvali të cilën do ta hapë Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin i cili e ka konfirmuar vizitën në vendin tonë pas ftesës që iu bë nga i pari i futbollit tonë.

6- Shumë e shumë zhvillime tjera të rëndësishme për të cilat duhet të shkruhet shumë më gjatë.

7- E për instalimin rekord të sistemit VAR as mos të flasim.

Dhe të gjitha këto arritje, janë meritë e punës së palodhur të Presidentit Agim Ademi.

E pranoi dikush apo jo.

WE CARE ABOUT FOOTBALL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *