Federata Gjermane e Futbollit e ka përjashtuar nga futbolli për një vit trajnerin, Marcus Anfang.
Ish-trajneri i Ëerder Bremenit, Markus Anfang, nuk lejohet më të punojë si trajner futbolli këtë sezon për shkak të përdorimit të një karte të rreme vaksinimi, njoftojnë mediat gjermane, përcjell Demokracia.com.
Ish-asistenti i tij në Bremen, Florian Junge, është gjithashtu i pezulluar nga gjykata sportive e DFB dhe është dënuar me gjobë.
Sapo e morën vesh në Bremen e pushuan nga puna dhe në shtete serioze si Gjermania, një sjellje e tillë sanksionohet ashpër.
Sa i përket futbollit gjerman, Federata Gjermane e Futbollit ka konfirmuar se Anfang nuk do të jetë në gjendje të drejtojë asnjë klub vitin e ardhshëm dhe se do të duhet të paguajë një gjobë prej 20 mijë eurosh.