Tirana ka marrë tre pikë më vlera në derbin me Dinamon dhe ruan distancën prej gjashtë pikësh me Laçin e Kukësin që gjithashtu fituan këtë javë.
Bardheblutë i janë falur një goli të Redon Xhixhës në pjesën e dytë, ndërkohë që i ishin afruar më parë golit me Hoxhallarin.
Mbrojtësi u ndal nga shtylla pingule pas një gjuajtje nga një goditje dënimi. Në fund Dinamo rrezikoi me brazilianin Dennison, që nuk e gjeti dot kuadratin.
Dinamo kështu rikthehet te humbjet, pas fitores së arritur javën e shkuar me Kukësin që po kërkon titullin kampion.