Sociedadi i vendos klauzolë të “çmendur” Januzajt

Adnan Januzaj duket se do të vazhdojë kontratën e tij me Real Sociedadin edhe për disa vite të tjera.

Sulmuesi shqiptar është pjesë e Real Sociedadit që nga viti 2017 dhe është futur në vitin e fundit të kontratës.

Për shërbimet e tij kanë shfaqur interesim shumë skuadra, derisa Mundo Deportivo ka zbuluar se ai ka refuzuar Sevillan dhe Valencian për tu transferuar në janar.

26-vjeçari ishte edhe në listën e dëshirave të Barcelonës, por ai ka vendosur që të vazhdojë kontratën me Real Sociedadin dhe tanimë ka një marrëveshje mes palëve.

Januzaj aktualisht fiton një pagë prej katër milionë eurove në sezon dhe me kontratën e re do të ketë rritje.

Përveç pagës që do t’i rritet istogasit, atij do t’i rritet edhe klauzola e largimit nga klubi e cila nga 60 milionë sa është tani do të shkoj në 70 milionë.

Januzaj ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të Sociedadit në vitet e fundit dhe ai është i lumtur në klubin bask ku dëshiron të fitojë edhe një trofe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *