Amir Rrahmani pati “gisht” në fitoren e thellë të Napolit sot kundër Salernitanës në Serie A.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës realizoi golin e tretë në fitoren 4-1 të napolitanëve në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
E vetë Rrahmani pas ndeshjes në llogarinë e tij në Instagram ka reaguar me vetëm një fjalë.
“Dashuri”, ka shkruar Rrahmani në fotografinë e shkrepur gjatë festës së tij pas golit.
Reprezentuesi kosovar ka fituar besimin e trajnerit, Luciano Spalletti këtë edicion duke qenë i pazëvendësueshëm në qendër të mbrojtjes për skuadrën që pretendon titullin në Serie A.