Edon Zhegrova ende nuk ka debutuar për Lille që prej transferimit në këtë skuadër nga Basel në afatin e janarit. Lille humbi sot në ndeshjen kundër Brest me rezultat 2-0.
Pavarësisht se ishin duke humbur dhe skuadra e Lille shumë pak krijoi në sulm, trajneri Gourvennec nuk vendosi për ta futur në lojë Edon Zhegrovën, i cili ishte i ftuar në bankë rezervë sonte.
Brest erdhi shumë herët në epërsi në këtë ndeshje, pasi që Djalo do të shënonte autogol në minutën e tretë të ndeshjes.
Gourvennec bëri pesë zëvendësime në këtë ndeshje, por nuk zgjodhi që ta angazhonte sulmuesin kosovar, i cili do të shënonte kështu debutimin e tij me ekipin e ri ku u transferua gjatë janarit.
Lille mbetet në vendin e tetë në tabelë pas kësaj humbje derisa Brest largohet edhe më nga zona e rënies nga liga dhe është në vendin e 12 me 28 pikë.