Roma 3-1 Lecce/ Marash Kumbulla nga më të mirët në fushë, Kastriot Dermaku luan 45 minuta, me këto nota u vlerësuan shqiptarët

Roma ka arritur të shënojë fitore ndaj Lecces me rezultat 3-1 në kuadër të Kupës së Italisë.

Ishte Arturo Calabresi që shënoi për Leccen, ndërsa Marash Kumbulla, Tammy Abraham dhe Eldor Shomurodov shënuan për Romën.

Nga lojtarët më të mirë në fushë ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë – Kumbulla, i cili u vlerësua me notën 7.8.

Te Lecce luajti Kastriot Dermaku që u vlerësua me notën 6.5.


Roma me këtë fitore kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të takohet me Interin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *