Paulo Dybala nuk e ka rinovuar akoma kontratën e tij me Juventus-in dhe zërat për të ardhmen e tij po shtohen.
Numri 10 i bardhezinjve duket se ka shumë kërkesa, duke parë se mund të largohet me kosto zero nga Torino në fundin e sezonit.
Sipas Corriere dello Sport, infatti, Dybala po pret lëvizjen e radhës të Juventus-it në lidhje me rinovimin, por duket se iu ka rrëfyer miqve të tij jo vetëm dëshirën për të qëndruar tek Juventus-i, por edhe se nuk e imagjinon dot veten me fanellën e Inter-it, klub që po e ndjek me vëmendje situatën e tij.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë mes argjentinasit dhe Juventus-it, por edhe nëse marrëveshja për rinovimin nuk do të arrihet, duket se përgjigja për Inter-in do të jetë negative.