Rrëfimi prekës i futbollistit shqiptar: Shisja pllaka në Greqi dhe qëndroja 3 ditë pa ngrënë bukë

Futbollisti shqiptar, Enriko Papa është kapiteni i Botoshanit në elitën e futbollit rumun. Mesfushori 28-vjeçar ka dhënë një rrëfim për mediat rumune ku ka treguar vështirësitë e jetës së tij. Rrugëtimi është i ndarë në tre shtete: “Shqipëri, Greqi dhe Rumani”.

Periudha më e vështirë e ka gjetur në Greqi, ku i vetëm duhej që të shkollohej, të punonte duke shitur pllaka dhe njëkohësisht të mos braktiste ëndrrën e futbollit. Teksa Kombëtarja Shqiptare duket se nuk e ka në prioritet, Papa është shprehur se nuk do ta refuzonte ftesën e Rumanisë.

“Në Botosani ndihem si në shtëpinë time. Jam i lumtur, Rumania është një vend i bukur, njerëzit janë të ngrohtë, ata na ndihmojnë me gjithçka. Shqipëria është zemra ime! Unë kam lindur atje, familja ime është prej andej. Greqia më ka rritur, aty jam zhvilluar si njeri. Ajo gjithashtu ka një vend në zemrën e saj. Në Rumani jam zhvilluar si futbollist dhe si njeri. Në krah kam pasur njerëz të mirë, nga të cilët kam mësuar.

Të luaj me Kombëtaren e Rumanisë, pse të mos luaj? Do te ishte mirë! Nëse njerëzit më respektojnë dhe më pyesin për këtë, unë them po. Nuk kam problem! Unë kam qenë këtu për kaq shumë vite, e dua këtë vend. Unë gjithashtu e mësova gjuhën shumë shpejt. Nuk është gjuhë e rëndë, ka pak fjalë si shqipja. Dhe Fili mësoi po aq shpejt.

Gjëja më e keqe në Shqipëri? Kudo ka minuse dhe pluse. Më dhemb kur shoh se ka kaq shumë njerëz të varfër, disa edhe të pastrehë. Duhet të bëjmë diçka, t’i ndihmojmë ata, si njeriu-njeriun.

Periudha në Greqi? Zoti më ndihmoi dhe arrita të vazhdoj. Ishte një kohë shumë e vështirë, një periudhë e errët. Babai më la vetëm në Greqi, humba nënën. Kam jetuar vetëm në Shqipëri për 16 vjet. Nëna ime ishte gjithë jeta ime. Ajo më mësoi gjithçka! Si të flas, si të respektoj, unë di gjithçka që di prej saj.

Babai nuk mund të qëndronte për shkak të vizës. Mbeta vetëm, të punoja, të shkoja në shkollë, të vazhdoja të luaja futboll, ishte shumë, shumë e vështirë. Kam punuar dhe shisja pllaka. Po përpiqesha që të përshtatesha edhe me këtë fushë, nuk kisha se çfarë të bëjë. Kam qenë pa ushqim për tre ditë, e di se çfarë do të thotë vështirësia dhe prandaj bëj gjithçka që familjes time të mos i mungoj asgjë”, tha Papa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *