Paulo Dybala shënoi golin e parë në ndeshjen e djeshme që Juventusi fitoi kundër Udinese, ndërkohë që festa e tij duke parë nga tribuna tërhoqi vëmendjen.
“Shikimi në tribunë? Kisha ftuar një mik në tribunë dhe nuk po e gjeja se kishte shumë njerëz. A duhet të më besoni? Nuk e di, varet nga ju”, u shpreh Dybala pas ndeshjes.
Në lidhje me rinovimin e kontratës, argjentinasi shtoi: “Ka patur shumë lajme, kanë ndodhur shumë gjëra për të cilat preferoj të mos flas”.