Pasi qëndroi pothuajse 10 orë e ca më shumë në paraburgim administrativ, Novak Djokoviç ka marrë dhe goditjen finale.
Numri 1 i botës në tenis apeloi refuzimin e dytë të vizës nga qeveria federale australiane por gjykata nuk i dha të drejtë si herën e parë.
Ky vendim privon përfundimisht Djokoviç nga e drejta për të garuar në Grand Slamin e parë të vitit ku një sukses aty do ta kthente atë në tenistin më të suksesshëm të të gjitha kohërave.
Jo vetëm kaq por ai rrezikon edhe një espuls 3-vjeçar nga Australia por ky vendim mund të rishihet më vonë.
Gjithsesi, ajo që është e sigurtë është lamtumira e parakohshme e Djokoviç në Australian Open.