Novak Djokovic ka dalë sot në terrenin e Melbourne Park dhe sipas gjermanit “Bild”, në vend të dy orëve të planifikuara, ka qëndruar aty vetëm 30 minuta!
Arsyeja e ndërprerjes së stërvitjes është momenti që i ka paraprirë menjëherë largimit të Djokovic nga fusha.
Trajneri i fitnesit Marko Panici iu afrua Novakut dhe iu duk sikur po i tregonte ndonjë mesazh në telefon. Menjëherë pas kësaj të gjithë u larguan nga fusha.
Mediet kane shkruar se Australia tashmë ka marrë vendim për ta dëbuar nga Australia.