Interi e ka fituar Superkupën e Italisë në futboll, falë fitores në finale kundër Juventusit.
“Neurazzurët” triumfuan me rezultat 2:1 me golin e fitores të arritur në minutën e 120-të të vazhdimeve me autor Alexis Sanchez.
90 minutat e rregullta u mbyllën baras 1:1 me dy skuadrat që shënuan golat në pjesën e parë të takimit.
I pari ishte amerikani, McKennie që kaloi Juventusin në epërsi në minutën e 25-të.
Lautaro Martinez barazoi shifrat në minutën e 35-të të takimit kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Për golin e fitores të “zikaltërve” u desh të pritej minuta e 120-të kur të gjithë po bëheshin gati për ekzekutimin e penalltive.
ALEXIS SANCHEZ WINS IT FOR INTER OVER JUVENTUS IN THE 120TH MINUTE?pic.twitter.com/yoXn57Y2dI
— PointsBet Sportsbook (@PointsBetUSA) January 12, 2022
Goli i Sanchez “shpërtheu” në festë stadiumin “Giuseppe Meazza” dhe njëkohësisht kampionët në fuqi të Italisë e ngrejnë lartë trofeun e Superkupës italiane, të parën në vitin 2022.