Klubi i Partizanit sapo ka përfunduar bashkëpunimin me mbrojtësin e saj, Emiljano Musta.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi ka konfirmuar largimin e 29-vjeçarit.
“Panorama” ka mësuar se Kukësi është pranë nënshkrimit me Mustën. Klubi verilindor po kërkon ta rikthejë sërish në radhët e saj mbrojtësin.
Gjithashtu lojtari kërkohet edhe nga skuadra e Ballkanit në Kosovë, e cila drejtohet nga Ilir Daja.
55-vjeçari kërkon të përforcojë ekipin e tij dhe një ribashkim më Mustën shihet i mundur.