Në bazë të artikullit të postuar nga mediumi polak “Sportowe Fakty”, trajneri i njohur Jerzy Brzęczek pritet të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.
“Jerzy Brzęczek së shpejti mund të kthehet për të drejtuar ekipin kombëtar të Kosovës.
Jerzy Brzęczek është ndër kandidatët e paktë për përfaqësuesen e Kosovës. Siç dëgjojmë, trajneri tashmë është në bisedime me përfaqësuesit e federatës vendase dhe është në pritje të vendimit përfundimtar.
Për këtë arsye, trajneri ndërpreu bisedimet me Jagiellonia Białystok dhe në fund nuk u bë trajner i ekipit të ligës” – shkruhet në artikull.
Ndryshe, pas shkarkimit të Challandes, Kosova në ndeshjet e nëntorit u udhëhoq nga trajneri i përkohshëm slloven, Primoz Gliha.