Jerzy Dudek, ish portieri i Real Madridit dhe Liverpoolit ka thumbuar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Në autobiografinë e tij, Dudek, që vitet më të mira i pati në Angli te Liverpool dhe te Reali ishte vetëm rezervist, thumboi fituesit e 12 Topave të Artë.
Ai e quan Messin mashtrues, derisa Ronaldon arrogant.
“Messi ka qenë shumë mashtrues dhe shumë provokator, ashtu siç ishte Barcelona dhe vetë Pep Guardiola. E kam dëgjuar Messin t’i thotë fjalë Ramosit dhe Pepes, që as nuk e imagjinon dot që një person në dukje aq i qetë, të mund t’i thotë”, shkruan Dudek.
“Cristiano Ronaldo është arrogant, por ai është një djalë normal prapa skenave”.
“Ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit e perceptojnë atë. Ashtu si Raul, ai është egocentrik, tepër konkurrues dhe fitues”.
“Të dy do të preferonin që ekipi i tyre të fitonte 2-1 me golat e tyre sesa 5-0 me lojtarët e tjerë që shënonin”.