ZYRTARE: Skuadra e La Ligas shkarkon trajnerin

Alvaro Servera nuk është më trajner i skuadrës së Cadizit.

Fatale për teknikun ishte humbja ndaj Osasunës të dielën, ku ishte disfata e 5 në 7 ndeshje, nga ku skuadra andaluze ka grumbulluar vetëm 2 pikë në këto shtatë takime.

Mbyllet kështu një kapitull i bukur për teknikun 56-vjeçar spanjoll i cili e dërgoi ekipin nga kategoria e tretë në La Liga për vetëm 4 vite.

Cadizi aktualisht mban vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit teksa ka grumbulluar 14 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *