Arbëria emëron shtabin e ri teknik

Pasi Megzon Visoka dhe stafi i tij kanë dhënë dorëheqje nga Arbëria, klubi ka vendosur emra të rinj në krye të skuadrës.

Jeton Gashi është emëruar si trajner i Arbërisë për stinorin pranveror.

“KF Arbëria ka arritur marrëveshje me trajnerin Jeton Gashi, ndihmës trajnerat Nusret Llugiqi dhe Enver Breznica”.

“Kryesia e KF Arbëria ju dëshiron suksese shtabit teknik, njëkohësisht u uron shëndet dhe punë të mbarë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Arbëria mban vendin e tretë me 23 pikë në Grupin B në Ligën e Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *