Manchester Unitedi është nikoqir i Aston Villas në “Old Trafford” për ndeshjen e raundit të tretë të FA Cup.
Ky takim po vë përballë edhe trajnerët Ralf Rangnick dhe Steven Gerrard, ku ky i fundit nuk u mirëprit nga fansat.
Por, ish- legjenda e Liverpoolit, Steve dha përgjigjen perfekte ndaj sharjeve nga tifozët e Manchester United, duke ua rikthyer edhe një herë fytyrën pasi sharjet i erdhën nga mbrapa shpinës.
An #EmiratesFACup ?????? returns ?#EmiratesFACup pic.twitter.com/397cqwa3ou
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) January 10, 2022
Ndryshe, Gerrard nuk e ka fshehur asnjëherë mospëlqimin e tij për ‘rivalët’ e United, pasi ka luajtur për Liverpool pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar.
Kujtojmë se, kjo shtë hera e parë që Gerrard përballet me United në karrierën e tij si trajner.