Messi kritikohet për “mosrespektim” të PSG-së dhe trajnerit Pochettino

Messi thuhet se nuk e ka mbajtur as trajnerin e as klubin të përditësuar me situatën e tij, pasi ai u izolua në qytetin e tij të lindjes, Rosario në Argjentinë, përpara se të kthehej në Paris në fillim të kësaj jave.

Sjellja e tij tani është kritikuar nga Jerome Rothen, i cili përfaqësoi PSG-në 180 herë midis 2004 dhe 2009.

Rothen ka pohuar se Messi nuk po tregon respekt për trajnerin dhe po shkon kundër vlerave që klubi duhet të mbështesë duke prishur strukturën e pushtetit brenda klubit.

Rothen beson se sjellja e supozuar e Messit për të mos mbajtur të përditësuar shefin dhe klubin e tij tregon mungesë respekti dhe nxjerr në pah çështje më të mëdha në Parc des Princes.

Ish-reprezentuesi francez tha në Radio Montecarlo: “Duhet të respektoni gjithmonë trajnerin tuaj, kjo është ajo që më mësuan në Clairefontaine.

“Trajneri duhet të jetë mbi të gjithë të tjerët, nuk ka rëndësi nëse është yll apo lojtar i ri – shefi duhet të jetë kryesori. Pochettino nuk ishte i përditësuar se ku ishte Messi, dhe kjo shpjegon shumë gjëra.

“Kjo nuk është një gjë e mirë dhe mendoj se është shumë tronditëse nga Messi.”

Rothen shtoi: “Pochettino po mos respektohet nga Lionel Messi. Trajneri duhet të jetë njeriu i fortë, ai që tregon vlerat e vërteta.

“I vetmi që e respekton shumë, për mendimin tim, është Kylian Mbappe dhe nuk ndjej asgjë me lojtarët e tjerë.

“Nëse nuk e respektoni trajnerin tuaj, atëherë nuk mund të jeni të suksesshëm. PSG ka vuajtur shumë nga kjo në vitet e fundit”, ka përfunduar ish futbollisti i PSG-së.

Messi u rikthye në Argjentinë gjatë periudhës festive për të kaluar një kohë shumë të nevojshme me familjen dhe miqtë.

Argjentinasi më pas doli pozitiv për virusin, por tani është kthyer në Paris pas rikuperimit dhe shpreson të përfshihet në ndeshjen e kësaj fundjave në Ligue 1 kundër Lyon.

34-vjeçari e ka pasur të vështirë të përshtatet me futbollin francez në gjysmën e parë të sezonit pas transferimit të tij në verë nga Barcelona.

Ai e ka gjetur rrjetën vetëm një herë në Ligue 1 deri më tani në 11 ndeshjet e tij hapëse në divizion, mes frikës se ai nuk do të ketë 20 gola në ligën vendase për sezonin e parë që nga 2007/08.

Megjithatë ka shënuar pesë gola në Ligën e Kampionëve për klubin e tij të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *