Pa Salah e Mane në skuadër, Liverpool ka gati ofertën 60 milionëshe për yllin që po shkëlqen këtë sezon

Kolumbiani është një lojtarët më të spikatur të Evropës këtë sezon dhe paraqitjet e tij të shkëlqyera gjatë 12 muajve të fundit kanë rënë në sy të trajnerit të Liverpool-it, Jurgen Klopp.

Sipas ‘Sun’, Klopp po përgatitej të bënte një lëvizje për 24-vjeçarin gjatë verës, por me dyshen e yjeve Mohamed Salah dhe Sadio Mane në Kupën e Kombeve të Afrikës, një lëvizje për Diaz mund të bëhet në këtë merkato dimërore.

Raporti vazhdon të pretendojë se Diaz shihet si lojtari i përsosur për Salah dhe Mane, duke pasur parasysh se ai ka 12 gola dhe katër asistime nga 15 ndeshje me skuadrën e Premeira Liga këtë sezon.

Porto u përball me Liverpoolin në ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në shtator dhe nëntor – dhe thuhet se Klopp mbeti i impresionuar nga paraqitjet e tij.

Dhe ndërsa gjermani thuhej se do të priste një lëvizje në fund të sezonit, mungesa e dyshes së të tij sulmuese në ‘AFCON’ të këtij muaji e ka lënë Klopp të vendosë të shpërndajë paratë tani në janar.

Diaz thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 67 milionë funte, por Liverpool shpreson ta marrë atë për pak më pak. Atij i kanë mbetur edhe dy vjet e gjysmë nga kontrata aktuale me gjigantët portugez.

Sezonin e kaluar, Diaz arriti të shënonte 11 gola ndërsa grumbulloi gjashtë asistime në të gjitha garat përpara se të shkëlqejë në Kupën e Amerikës të verës së kaluar, ku ai përfundoi si golashënuesi më i mirë i kompeticionit me katër gola së bashku me Lionel Messin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *