Me 1 janar edhe zyrtarisht ka nisur afati kalimtar për futbollistë në Kosovës.
Ndonëse disa klube kanë paralajmëruar se do të ketë ndryshime, duke e ditur se shumica e lojtarëve janë nën kontrata, atëherë më të drejtë edhe nuk pritet të ketë lëvizje të mëdha.
Gjithsesi, afati kalimtar do të zgjas deri në fund të këtij muaji dhe deri atëherë edhe mund të ketë risi, sidomos tek skuadra e Prishtinës dhe ajo e Ballkanit që medoemos e luftojnë titullin e kampionit dhe nuk do të kursejnë asgjë për të arritur te ky objektiv.