Ndeshja në “Stamford Bridge” pritet të jetë e luftuar, pasi të dy skuadrat kërkojnë me patjetër fitoren për të avancuar në finale të EFL Cup.
Skuadra e Tottenham, që prej zyrtarizimit të Contes si trajner, kanë shënuar rezultate pozitive, ku në 11 ndeshjet e para ka fituar 8 herë, barazuar 4 dhe ka vetëm një humbje.
Në anën tjetër, ‘Blut’ e Londrës, nuk janë duke kaluar në momentet më të mira, si shkak i polemikave të fundit të shkaktuara nga intervista ‘skandaloze’ e Lukakut dhe rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit në Premier Ligë.
Ndeshja fillon prej orës 20:45 dhe transmetohet direkt në ArtSport 1.