Ndeshja mes të Arsenalti dhe Liverpoolit në kuadër të gjysmëfinales së EFL Cup, është shtyrë.
Ballafaqimi i dy skuadrave është shtyrë për shkak të numrit të rasteve të COVID-19 në klubin e Jurgen Klopp.
Liverpooli kishte dërguar kërkesë për shtyerjen e ndeshjes dhe kjo është marrë parasysh nga drejtuesit e EFL.
Kjo ndeshje ishte paraparë për t’u luajtur nesër në kuadër të gjysmëfinales së Carabao Cup.