Philippe Coutinho tashmë ia ka bërë të qartë Barçës dëshirën e tij për të dalë në këtë merkato të janarit për sa kohë të ketë një ofertë tërheqëse për të vazhduar karrierën e tij.
Braziliani e kupton që nuk do të ketë vend në klubin katalonasdhe do të ofrojë lehtësira për të gjetur akomodim gjatë ditëve në vijim, raporton Sport.
Coutinho ishte i interesuar për të pasur sukses në Camp Nou, por lëndimet e tij dhe mungesa e vazhdimësisë e kanë penguar nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e klubit të ketë sukses me klubin katalonas.
Futbollisti brazilian foli me klubin para festave të Krishtlindjeve dhe ata e informuan për situatën e tij, diçka që ai dhe ata që e rrethonin tashmë e prisnin.
Dëshira e Coutinhos është që të mund të vazhdojë karrierën e tij sportive në një projekt që ka aspirata serioze. Nuk ka dyshim se ëndrra e tij është rikthimi në Angli.